Nishani pret Luzia Gegën dhe dekoron “Mjeshtren” Klodiana Shala
E Enjte 14 Korrik 2016, 19:07
Dritare.net
Gjatë këtij takimi të përzemërt Presidenti Nishani, pasi e përgëzoi atleten shqiptare për rezultatet e shkëlqyera të arritura në garat ndërkombëtare, e siguroi kampionen shqiptare dhe trajnerin e saj për rritjen e vëmendjes dhe mbështetjen nga institucionet shtetërore në mënyrë që sporti shqiptar të vazhdojë të përfaqësohet në mënyrë sa më dinjitoze dhe krenare anembanë botës.
Më herët Presidenti i Republikës, dekoroi Klodiana Shalën me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura si sportiste e nivelit të lartë në atletikë, gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë në majat më të larta të sportit”.
