Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një rrëfim për veten

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

E brishtë dhe njeherësh e rreptë, rebele, kurioze, e zellshme, e drejtpërdrejtë, intuitive, nuhatëse, pa filtra dhe ekrane mbrojtëse, antikonformiste, por edhe e dashur dhe e ëmbël.

Kryeredaktorja e News 24 Anila Jole, e ka të vështirë të japë intervista, shpesh pyetjet mezi marrin përgjigje pasi di si t’i shmangë me lezet, zakon profesional me siguri.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

Nuk i pëlqen disa pyetje e mezi bindet të flasë, madje do të dije edhe qëllimin përse i bëj pikërisht atë pyetje që nuk e ka me aq “qejf”. Është kokëfortë dhe kryeneçe por hap zemrën butësisht shtresë pas shtrese pasi me vështirësi e durim spartan i “blen” pak mendjen...

Anila ka rrëfyer një profil tjetër të vetes - përkushtimin dhe pasionin për profesionin, por edhe dëshirën për të qenë larg protagonizmit personal.

Vetëm pak sekonda duhen që shikimi plot mosbesim të kthehet në dy sy rrezatues që qeshin dhe janë gati të të “thonë” gjithçka me entuziazmin e një fëmije përballë një vitrine me ëmbëlsira. Kjo është Nila siç i flasin në News24! Pikërisht në kështjellëzen e saj mbrojtur, në zyrën e vogël me një xham ku monitoron gjithë news room-in përpara saj, çdokush përballet me të njëjtën pamje.

Anila është para kompjuterit duke shkruajtur në tastierë, duke folur në telefon, ose duke shkruajtur në whattsap, duke folur në telefon dhe njëkohësisht duke i kthyer dikujt në news-room përgjigje. Jo një, mund të jenë edhe dy persona njëkohësisht.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një
Puna nis që nga mëngjesi me lajmet e para, me kontrollin e gjithçkaje që transmetohet në ekranin e News24, kontakti me gazetarët, komunikimi për zhvillimet e ditës, seleksionimi i lajmeve, lidhjet direkte, pastaj diskutimi me gazetarët që mbërrijnë në redaksi për lajmet e sjella, kontrolli i teksteve, deri të renditja e lajmeve në edicionin që do t’iu përcillet shikuesve. Dhe kjo ndodh pa pushim, sepse News24 është televizioni me lajme minutë pas minute.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

Në zyrën e saj përcjell pafund gazetarë me këshillat përkatëse për të ndërtuar kronikat. Në sfond nuk mungon kurrë zëri i televizorit që qendron sigurisht në kanalin News24.

Për Anilën lodhja dhe tensioni janë kalimtare, pjesë e punës, duhet pak stres, pak grind, që të kapim në kohë lajmin e fundit, në fund të fundit jemi në garë me kohën!

Puna në një televizion informativ është nuk ambienti më komod i punës që mund të imagjinohet, kërkohet ritëm, energji, pozitivitet që Anila e ka dhe e përcjell tek gjithsecili.

Mjafton pak minuta qëndrimi në zyrën e saj për të mësuar se Anila vështirë të demotivohet edhe kur gjërat shkojnë keq. Si ka mundësi që arrin t’i bëjë të gjitha njëkohësisht? Toni i zërit është zakonisht është i qetë e i shtruar, dëgjon argumentin, por nuk ta përton kur bashkëbiseduesi nuk e merr “komandën” përfundimtare.

Kjo punë kërkon qetësi e vëmendje, lajmet që mbërrijnë në redaksi janë të pafundme. Duhet vendimmarrje e shpejtë dhe e saktë. Diçka që del në transmetim nuk mund të zhbëhet më dhe kjo e bën këtë punë me shumë përgjegjësi.

“Menaxhimi i stresit të punës në gazetari është art më vete dhe kjo mësohet me kohën, të ndihmon përvoja e viteve… Përqendrimi dhe qetësia është ajo që të ndihmon, por po nuk pate bashkëpunimin e “zinxhirit” të njerëzve nuk mund ta arrish”, shprehet ajo.

“Më thonë se në pamje të parë dukem e ashpër, e rreptë… Jam e drejtpërdrejtë dhe me sa duket kjo nuk pëlqehet shumë. Jam shumë tolerante dhe shpesh përfitojnë nga kjo…”, përgjigjet kur e pyes për keqkuptimet që mund të kenë njerëzit me të.

Marrëdhënia speciale me spikeret e News 24 dhe një qortuese e drejtë!

Me një rol të admirueshëm lidershipi në news-room ku udhëheq me shembullin personal, Jole di shumë mirë të ndajë kritikën konstruktive nga ajo toksike. Gazetarët mes tyre edhe ata që ajo i “ka rritur vetë” e konsiderojnë fat punën me të. Sot në median audio-vizive ka shumë emra të njohur me përvojë, të cilët përmendin pikërisht emrin e saj si mbështetjen kryesore në fillimet e karrierës. Një nga emrat është moderatorja e njohur e News24 Ola Bruko....

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

“Shefe, shefe e kam pasur qysh prej 20 vitesh”, thotë me seriozitet pastaj kthen kokën nga Anila duke i buzëqeshur me ëmbëlsi. Pakkush e di jashtë redaksisë për marrëdhënien e tyre speciale ndër krijuar ndër vite...

“Gazetaria është profesion sa i bukur aq dhe i vështirë dhe gjatë gjithë rrugës së saj ke çfarë të mësosh. Është fat nëse gjatë këtij rrugëtimi ti takon personat e duhur, që janë njëkohësisht profesioniste të shkëlqyer dhe njerëz me zemër te madhe. Anila Jole është pa diskutim nje prej tyre…E them gjithmonë dhe kudo se Zoti me paska dashur shumë, përderisa beri te mundur takimin tim me Anila Jolen ne vitin 2000. Jemi takuar për herë të parë tek TV Koha dhe qe atëherë nuk jemi ndarë më. Kur Jole u shkëput nga Tv Koha për të ardhur në News24, unë qëndrova edhe për pak kohe derisa më mbërriti oferta për të punuar edhe unë në televizionin qe do kthehej shumë shpejt me i ndjekuri në Shqipëri, dhe kjo falë edhe profesionalizmit dhe punës së Anila Joles. Fati na bashkoi sërish për te mos na ndare asnjë çast. Anila ka një aftësi të jashtëzakonshme për të nxjerrë më të mirën e çdokujt. Unë gjithmonë them se njeriu rrugës së jetës mund te behet i keq për shumë arsye, por Jole ka aftësinë e çuditshme t’i ktheje njerëzit herët a vone me këmbë ne toke dhe t’iu nxjerrë në pah mirësinë që kanë brenda vetes. Një tjetër aftësi që më pëlqen shumë tek Anila është ndarja qe i bën miqësisë nga puna e përditshme. E kam dashur dhe vlerësuar që në fillim këtë cilësi tek ajo dhe do thoja se ka qenë një nga pikat që na ka bashkuar. Ne te dyja jemi mike të mira dhe te pandara, por jashtë pune ama. Por edhe në takimet jashtë punës, nuk mund të mos flasim për punën. Diskutojmë, këmbejmë mendime, ide sesi gjërat që varen nga ne, mund të bëhen më mirë. Jam shume e lumtur qe kam në jetën time, jam me shume fat madje!”, shprehet Ola Bruko.

“Anila Jole, sfidon gjithçka, largësinë, grackën e viteve te profesionit dhe monotoninë e edicioneve te varfra informative. Jam mirënjohës që kam mësuar prej saj. Në shumatoren e bekimeve të mija Nila Jole ka te drejtën e autorësisë. Jam mirënjohës përjetësisht pa shpërblim, ekranin e kam dhuratë prej saj. Ndodhet gjithmonë në një vend të zemrës time. Gjithmonë do të më rikujtosh atë qe ti je, dashuri, bekim dhe qortuese e drejtë! Do të të dua gjithmonë!”, është mesazhi që ka postuar në rrjetet sociale ish moderatori i News24 Harbi Aliaj, i cili sot jeton në NYC.“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

“Anila Jole, është një nga gratë e rralla te gazetarisë. Nëse do me duhej një fjali do thoja: njeriu i mire dhe me këmbë në tokë që gazetarinë e mbajti mision dhe i shërben me një dedikim që nuk i ngjan kohëve që po jetojmë. Nila nuk bën zhurme por bën punë!” thotë për Anilën Mira Kazhani, një nga gazetaret të cilën Anila e ka mbështetur gjithashtu në fillimet e saj.

“Që në vitet e para të miat, teksa televizioni News24 ende nuk ishte krijuar, kisha çdo dite shkrimet e mia në “Gazeten Shqiptare”, ato që do më bënin te nisja rrugën drejt gazetarisë. Anila në atë kohë ishte drejtuese e radio RASH (sot radio News24) dhe Balkanweb. E papërtuar për të me dhënë ndihmën e saj në çdo rresht që shkruaja. Përgjegjësi e madhe për mua në një moshë fare të vogël të shkruaja një artikull që të nesërmen do te botohej në një prej gazetave më të mëdha, ndërsa ndihma dhe këshillat e Joles me mësuan shumë. Në News24 me pas puna me Anilën u be intensive. Është aty në çdo ngjarje, në çdo lajm, në çdo zhvillim të drejtpërdrejtë, motor pune për secilin nga ne në drejtimin redaksi-regji-studio e lajmeve. Mirënjohëse dhe falënderuese per çdo ndihmë!”, thotë moderatorja e News 24 Nisida Tufa.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

Dallohet nga aftësia për të bërë punën e saj pa frikë. Herë pas herë bisedon me gazetarët për tërësinë e sekreteve që formojnë mjeshtërinë e raportimit; në momente decizive gazetari duhet të përdorë intuitën si armë të fuqishme. “Edhe vogëlsirat të shkaktojnë vështirësi në këtë punë, por nëse shoh dëshirën për të punuar, gjithçka bëhet më e thjeshtë”, thotë ajo.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

Nila vëmendjen e ka të mbërthyer tek puna dhe përgjigjet i kthen shpejt e shpejt “si për të të hequr qafe” “e vazhdojmë bisedën se për pak është edicioni, do merrem me titujt e lajmeve, do më presësh pak...”

“Më pëlqen shumë puna që bëj. Është e rëndësishme të punosh për të informuar publikun për gjithçka që ndodh, të japësh i pari informacionin e saktë dhe të bëhesh burim i besueshëm”.

Karizmatike, me një sens të hollë humori dhe e mbushur me energji pozitive, është jo vetëm shefe por edhe shoqe e çdokujt në redaksi.

Vitet nuk e kanë ndryshuar fytyrën e Anilës. As trupin e saj të imët, por ka ndryshuar krehjen dhe modelin e flokëve. Flokët e drejtë dhe të gjatë, pis të zeza tashmë janë mbledhur deri tek qafa.

Është gjithmonë energjike teksa ecën me nxitim nga zyra tek regjia për të komunikuar me spikeren. Spikerimi është dashuria e saj e vjetër. I di mirë sekretet pasi e ka provuar në lëkurë për disa vite. E quan një ndër eksperiencat më të bukura të karrierës së saj të gjatë. Gazetarinë e nisi në vitin 1994. E sapodiplomuar për Gjuhë -Letërsi, kur trokiti në dyert e TV Korça, qyteti ku ka lindur dhe është rritur.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

Vogëlushja korçare që ëndërronte spikerimin dhe një ftesë nga Krasta!

Në nga lagjet me kalldrëm të Korçës, shumë pranë qendrës, në rrugën “Loni Grazhdani” në katin e dytë të vilës dy katëshe, vogëlushja Anila dilte para pasqyrës dhe fliste si tetat në ekran, kur dilte të luante me shoqet i merrte në intervistë

“Në atë moshën kur të gjithë zgjedhim të luajmë “me sikur”, unë bëja sikur isha prezantuese lajmesh, ose intervistoja shoqet e mia. Dhe këtë ma kujtojnë edhe sot shoqet e fëmijërisë”, thotë Jole pasi zhytet në nostalgji për disa çaste.

Një e njohur e familjes Jole ishte një ndër folëset e para në RTSH Amalia Dhamo. Anila adhuronte zërin e saj në ekran, paraqitjen fine shpesh e takonte dhe thellë thellë e kishte ndarë mendjen se çfarë donte të bëhej kur të rritej.

“Për shkak të lidhjes familjare që kam me gazetaren e njohur të RTSH Amalia Dhamo, që kur ende nuk i isha futur kësaj rruge, e shihja atë me adhurim dhe më dukej e çuditshme që njeriun që dilte çdo natë në ekran, unë kisha mundësi ta takoja nga afër… E kisha idhull për zërin e saj të ngrohtë e potent, por asokohe e shihja të pamundur që një ditë mund të bëhesha si ajo”.

Anila Jole eksperiencat e para në media i pati në Radio Korça.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

“Radioja u bë shkaktare që unë të përqafoja gazetarinë dhe të mos ndahesha më. Pas mbarimit të shkollës së lartë, krahas mësuesisë në Korçë, punoja në radio Korça ku bëja disa emisione me tema të ndryshme. U dashurova pas radios dhe gazetarisë dhe pa e kuptuar u futa në atë rrugë, nga ku nuk dola më”.

Ishte gazetarja Irena Karamelo ajo që i hapi dyert në gazetari dhe sigurisht spikerja e saj e preferuar Amalia Dhamo që i dha këshillat e para për të dalë në ekran. Marrëdhënia e saj me televizionin është e gjatë dhe ka kaq shumë për të thënë. Televizioni dhe radioja, janë magji thotë Anila.

“Jam rritur në Korçë, kam studiuar për gjuhë-letërsi në Tiranë (aso kohe nuk kishte degë gazetarie). Kam 30 vjet në këtë profesion, të cilin e kam nisur që në Korçë, qytetin tim të lindjes. Kam lëvizur mjaft në Shqipëri dhe në botë. Patjetër që lëvizja dhe kontaktet me njerëz dhe kultura të ndryshme, të bëjnë të ndryshosh këndvështrimin për jetën dhe gjithë dukuritë e tjera që ndodhin gjatë saj”, shprehet Anila.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

Me nostalgji dhe krenari të veçantë Anila Jole thotë se i përket brezit të parë të ëndrrës për gazetarinë e lirë. Vajza nga Korça nuk e dinte se takimi me Adi Krastën (që drejtonte radion “Koha” në 1998) do ta bënte të përgatiste valixhet për të jetuar në Tiranë, duke i thënë lamtumirë Korçës, për të punuar në radio “Koha” si gazetare dhe spikere dhe pak muaj më vonë në televizionin “Koha”.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

“Shumë ngjarje kemi përjetuar, dhe mendoj se gazetarët e brezit tim kanë kaluar kohëra shumë të vështira. Po kujtoj vetëm pak, marsin 1997 (punoja në Korçë), 14 shtatorin 1998, luftën për Kosovën dhe eksodin e bashkatdhetarëve tanë, tërmetin dhe pandeminë Covid-19. Një nga momentet më të të trishtuara përgjatë gjithë karrierës që nuk e harroj, ishte tërmeti i nëntorit 2019. Momenti kur u shemb shtëpia në zonën e Kënetës në Durrës dhe zuri brenda gjithë anëtarët e familjes ishte një moment që e përjetova me lot…”, thotë Anila.

Jole spikat me grinde e racionalitet dhe punon si gazetare e kryeredaktore në TV Koha, drejtuese e agjencisë së lajmeve “Balkanweb” dhe radio “RASH”. Më pas për disa vjet punoi zëvendëskryeredaktore në televizionin “News24” dhe drejtuese informacioni në A1 TV. Nw vitin 2010 shkëputet nga Shqipëria për të qenë zëri i News24 në Greqi për 4 vite. Solli në ekran mjaft ngjarje të rëndësishme e intervista ekskluzive...

Greqi, një gazetare, dhe “ambasadore” e gjuhës shqipe

Me rrënje nga vendi i “Mësonjëtores së Pare” Anila Jole paralel me gazetarinë ka qene një misionare e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e emigranteve shqiptarë. Me t’u shkëputur nga Shqipëria në Selanik të Greqisë Anila Jole nuk ishte vetëm zëri i fuqishëm i korrespondentes së televizionit News24, por kishte dhe një tjetër mision, atë të përcjelljes së gjuhës dhe kulturës shqipe tek fëmijët e shqiptarëve që jetonin aty. E gjitha bëhej vullnetarisht dhe pa asnjë shpërblim.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

E vetmja në zemër të Covidit, dy herë!

Anila është e vetmja gazetare në Shqipëri që përcolli nga dy spitalet Covid atë se çfarë ndodhte brenda tyre. Thotë se gazetaria nuk bëhet për veten, është për njerëzit. Kryeredaktorja e News 24 e konsideron detyrim të qenit të besueshëm, të përgjegjshëm, por edhe transparent e të ndjeshëm në raport me publikun.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

“Në raportim nuk ka rëndësi vetëm saktësia dhe e vërteta. Duhet të jesh i balancuar. Të dish të vëresh edhe të keqen edhe të mirën. Të ruash sensin e masës. Të jesh edhe i ndjeshëm. Gazetari duhet të jetë i ftohtë në raportim, por nuk mund të anashkalojë assesi ndjeshmërinë njerëzore”, thotë Anila.

Në të dy spitalet përcolli nga pavionet të vërtetat e pacientëve të shtruar të cilët kur gjendja shëndetësore ua lejonte, folën për mikrofonin e News24. Jole u fut për orë të tëra në lëkurën e mjekëve dhe infermirëve që në temperatura të larta punonin me veshjet “alla astronaut” në vijën e parë të “zjarrit”.

Ajo preku nga afër edhe repartin e kuq nëpër spitalet Covid, ku pacientët dhe mjekët luftonin me vdekjen. U përpoq që për aq kohë sa kishte në dispozicion të tregonte realitetin, dhimbjen dhe shqetësimin e të sëmurëve dhe punën e mjekëve e infermierëve, të përcillte te publiku një siguri që këto kohë ishte tronditur; mjekët tanë, me gjithë problemet e mëdha të tyre, po luftojnë duke rrezikuar veten për të mbajtur në jetë të prekurit nga Covid 19.

A kishte frikë? Patjetër që një shqetësim ishte diku brenda vetes, por dëshira për të treguar realitetin nga zemra e Covidit, ishte më e madhe se shqetësimi.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

Gazetaria, puna që përditë merret me vete në shtëpi

Që gazetaria po kalon në kriza të thella, nuk ka dyshime madje ka nga ata zëra që thonë se po krijohet përshtypja se po bie forca e dikurshme e pushtetit të katërt. Ekspertë e profesionistë janë vënë në kërkim të alternativave, në fund të fundit gazetaria duhet të ndërtojë shpresë. Në optikën e Anilës, sot gazetaria në Shqipëri ka rënë pak në “kurthin” e teknologjisë.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një

“Gjithçka “merret vesh” online… Kjo edhe e ka dëmtuar atë. Ka më pak gazetari terreni, gazetari të vërtetë. Por shumica prej nesh e bëjnë më së miri punën dhe e kryejnë me devotshmëri misionin e tyre”, shprehet Jole.

Një këshillë për gazetarët e rinj

“Vetëm të punojnë dhe të mos vetëkënaqen nga arritjet. Në gazetari fatkeqësisht, puna nuk është diçka e prekshme. Ajo që bën sot, nesër zëvendësohet me diçka të re dhe duhet të punosh gjithmonë me të njëjtin vullnet e dëshirë”. Kjo është këshilla që ka për brezin e ri të gazetarëve. Puna dhe vetëm puna shprehet është çelësi i suksesit.

Pasi mbyll zyrën pasdite, Jole e merr me vete punën në shtëpi. Gazetaria është pikërisht ai profesion kur i dedikohesh gjatë gjithë kohës 24 orë në 24 dhe 7 ditë të javës.

“Nuk ka pushim kjo punë. Edhe në shtëpi jam gjithë kohës në kontakt me redaksinë, me lajmet. Por kolegët janë gjithashtu gazetarë të mirë e tashmë me përvojë dhe puna ecën si një makineri e madhe që nuk e ndalon asgjë”.

“Zonja e lajmeve”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole një
Kur e pyes se çfarë mendon se do të arrish pas 5, 10 apo 20 vitesh profesionalisht përgjigjet se nuk është njeriu që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por e sheh veten ende duke punuar për lajmin…/news24.al