Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja projekti për Urën e Zogut!

Ja projekti për Urën e Zogut!

Ura e Zogut mbi Lumin Mat në Milot do t'i nënshtrohet një ndërhyrje emergjente, me qëllim shpëtimin e monumentit nga shembja e plotë.

Ja projekti për Urën e Zogut!

Pritet që puna për shpëtimin e kësaj ure të nisë shpejt pasi projekti i hartuar nga një grup ndërinstitucional ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale për ndërhyrjen në këtë objekt.

Ja projekti për Urën e Zogut!

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe që prej 1999 gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.

Ja projekti për Urën e Zogut!

Përveç amortizimit dhe mungesës së mirëmbajtjes, është konstatuar se janë vjedhur pjesë të ndryshme. Goditja e fundit në strukturën e këtij Monumenti erdhi pas vërshimit të lumit Mat, gjatë muajve të dimrit, ku pati rrebeshe të shumta shiu./L.F-dritare.net