
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë një ditë tipike pranverore në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore pritet të ketë vranësira të lehta deri mesatare. Në disa zona të izoluara në veri dhe verilindje nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta shiu gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat do të shënojnë vlera të këndshme pranverore, duke luhatur nga rreth 10°C në zonat malore deri në 22–24°C në ultësirë dhe përgjatë bregdetit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi perëndimor, ndërsa deti paraqitet me valëzim të ulët./dritare.net