Zgjedhjet në SHBA/ Rudina Xhunga: Duhet të presim ende për fituesin. Kushdo të fitojë, politika ndaj Shqipërisë s’ndryshon
Rudina Xhunga
Zgjedhjet në Amerikë janë çështja kryesore e diskutimeve në të gjithë botën. Kjo temë ka qenë çështje diskutimi edhe në mediat shqiptare. Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në News24 tha se Biden gjetja më e pagjetur e së majtës, ndërkohë që shtoi se nuk do të donte që Trump të fitonte.
Trump tha do më vjedhin zgjedhjet, duken tema të njohura për ne shqiptarët...
Xhunga: Është ajo shprehja që çdo vend është një fshat. Demokracia është diçka për të cilën duhet të kujdesesh. Pritej që rezultatet nuk do të dilnin sot. Mbaj mend zgjedhjet me Obamën, ka qenë shumë optimizëm.
Nuk do të ishte e njëta gjë me Biden. Sot po dëgjoja njerëzit që thonin a fitoi Trump, sepse sapo të fitoj Trump do iki korona. Ka qenë një fushatë që i ka pasur të gjitha.
Mbrëmë unë e gdhiva duke pritur çfarë ndodh. Jam përpjekur të ndjek lajmet sa tek Foxnews dhe tek CNN dhe pastaj përfundova duke i ndjekur tek BBC. Nuk kam qenë tifoze këtë herë se kush do të fitojë. Si qytetare që jetoj në këtë botë dhe ka nevojë për stabilitet kisha idenë që Trump do fitojë, por nuk do të doja që të ndodhte. Kjo ishte një fushatë e mirë, Trump ka bërë fushatë të mirë dhe këtë nuk e kam vënë re tek Biden. Biden nuk ishte zgjedhja më e mirë e së majtës.
Dje në darkë unë e lash rezultatin ndryshe dhe në mëngjes ishte ndryshe. Europa po pret në heshtje që Trump të humbasë, por janë amerikanët ata që vendosin. Unë kam qenë një nga njerëzit që në zgjedhjet e kaluara do të fitonte Klinton, por këto janë zgjedhje që i bëjnë amerikanët. Ne kemi nevojë për një amerikë të fortë. Unë nuk kam të drejtë të them ca mendoj për këtë, sepse janë ata që vendosin.
Kam kuptuar që Amerika nuk është as Trump as Biden, por sistemi dhe po ta shohësh është se sistemi atje mban shoqërinë.
Ku ndryshojnë kandidatët?
Xhunga: Biden është shtetar. Trump është biznesmen shumë i mirë. Drejtoi Amerikën si një biznesmen dhe ekonomia ishte pika e tij e fortë.
Nëse Biden fiton nuk do ketë fishekzjarre, por do të jetë një moment qetësie dhe njërëzit do kenë me kë të flasin.