Yjet shkëlqejnë në tapetin e kuq të Grammy Awards 2026
E Hënë 2 Shkurt 2026, 11:11
Dritare.net

Tapeti i kuq i Grammy Awards 2026 në Los Angeles u dominua nga veshjet glamur, ngjyrat e forta dhe stilimet guximtare.


Lady Gaga u rikthye te stili i saj me pupla, Heidi Klum provokoi me një fustan në ngjyrë mishi, ndërsa Pharrell Williams spikati me një kostum rozë prej veluri. Olivia Dean, fituese e “Best New Artist”, u shfaq me një fustan bardhë e zi minimalist.


Ngjyra e zezë dominoi te Tate McRae, Trevor Noah dhe familja Bieber, ndërsa Addison Rae dhe Kesha zgjodhën të bardhën për paraqitje elegante.

Tapeti u plotësua me paraqitje të veçanta nga Rosé e K-pop-it, Katseye, Yungblud dhe Lola Young, duke e kthyer Grammy 2026 në një mbrëmje të paharrueshme mode.