
Xhiro në Londër me Ferrari. Kush është Dorian Puka që po çmend politikën britanike!
Dritare.net

Një 28-vjeçar edhe pse i dënuar nga shteti shqiptar, ka postuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet në rrugët e Londrës me një Ferrari. Dorian Puka, i cili është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje, u kthye fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar nga ku postoi videon 90 sekonda ku dukej teksa drejtonte makinën e tij me vlerë 300,000 £.
Lidhur me videon në fjalë ka reaguar edhe ish-kreu i partisë së ekstremit UKIP në Britaninë e Madhe. Nigel Farage ka sulmuar sistemin e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar duke kritikuar pamundësinë për të dëbuar Dorian Pukën, për shkak të një kërkesë azili në pritje. Zyra e Brendshme pranoi se ishte e pafuqishme të largonte Pukën përsëri derisa kërkesa e tij për azil të ishte dëgjuar plotësisht, por paralajmëroi se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë "asnjë dyshim" për zbatimin e ligjit.
Kujtojmë që Dorian Puka u burgos në Britaninë e Madhe në vitin 2016 për nëntë muaj për tentativë vjedhjeje. Pas dëbimit, ai u kthye brenda një viti dhe kreu më shumë vjedhje në Londër.
Ai u kap, u dënua me tre vjet e gjysmë dhe u deportua sërish në mars 2020. I pa shqetësuar, Puka hyri sërish në Britani në dhjetor 2020, duke udhëtuar nëpër disa vende evropiane. Ai është aktualisht me kusht imigracioni me një etiketë elektronike ndërsa pret një vendim të gjykatës për kërkesën e tij për azil. Llogaritë e Pukës në rrjetet sociale tregojnë një mënyrë jetese luksoze. Përveç videos së Ferrarit, ai ka postuar imazhe me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një Porsche Cayenne dhe një Bentley Bentayga.
Mësohet se Puka së fundmi po qëndron në një apartament me dy kate, me vlerë prej 250,000 paund në Hounsloë, në perëndim të Londrës. Burimi i pasurisë së tij zyrtarisht është i panjohur. /E.P-dritare.net

















