Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrau 7-vjeçaren në Himarë/ Arjan Tase: Mund të kisha vrarë familjen time!

Vrau 7-vjeçaren në Himarë/ Arjan Tase: Mund të kisha

Në seancën gjyqësore për Arjan Tasen, efektivin e policisë që i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë pasi e përplasi me skafin që drejtonte, ai i ka kërkuar falje familjes.

Mësohet se Tase është shfaqur i tronditur në Gjykatë, ku mes të tjerave i ka kërkuar ndjesë familjes së të miturës, por edhe strukturës së policisë së shtetit, ku ishte edhe vetë pjesë.

“I kërkoj ndjesë familjes së të miturës për tragjedinë që iu kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrsesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohem dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese”, ka thënë Tase, ndërsa më tej ka kërkuar falje dhe në drejtim të kolegëve.

“Dua t'u kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq”, është shprehur ish-shefi i komisariatit të Himarës.

Tase ka thënë më tej se në skaf kishte hipur vetëm nëna e tij dhe djali i tij i vogël.

"Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, tha ai./M.K/dritare.net