Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrau 25-vjeçarin, Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga spitali i burgut në QSUT!

Vrau 25-vjeçarin, Bledar Selmanaj tenton të arratiset nga spitali i

Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në QSUT, Tiranë. Kujtojmë se Selmanaj ka tentuar më parë të vetëvaret në burgun e Peqinit. Sipas informacioneve mësohet se Selmanaj ka tentuar të thyejë sigurinë me qëllim arratisjen e tij, por ajo është parandaluar nga gardianët e burgut, duke mos lejuar që i akuzuari për vrasje mos të kalojë as sektorin ku ai ishte izoluar.

Selmanaj u arrestua më 21 gusht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet./M.M-dritare.net