Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja në Sukth, policia: Viktima i skeduar në Holandë për trafikim narkotikësh!

Vrasja në Sukth, policia: Viktima i skeduar në Holandë për

Policia e Durrësit ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e një 37-vjeçari pak pas mesnatës në Sukth. Sipas bluve të qytetit bregdetar, viktima Fatjon Dervishi ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte ai vetë.

Në lidhje me ngjarjen, policia thotë se ka koordinuar punën për zbardhjen e plotë të asaj se çfarë ka ndodhur, ku ka shoqëruar në komisariat shtatë persona, me të cilëve edhe shokun e viktimës, i cili ishte me të në makinë në momentin e të shtënave.

Më tej, në njoftimin e policisë thuhet se viktima rezulton me precedentë penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në Holandë.

Reagimi i Policisë së Durrësit

“Sukth, Durrës/ Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 23:45, të datës 26.09.2023, në Katund, Sukth, ku shtetas ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit që drejtonte shtetasi T. D. (M.), 37 vjeç, banues në Katund, Sukth, i cili si pasojë humbi jetën, në spital, ju informojmë se:

Sapo kanë marrë njoftim, shërbimet e Policisë së Durrësit dhe 2 grupe të FNSH, Tiranë, kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhen me zonën, me qëllim kapjen e autorëve. Gjithashtu, grupi hetimor, i ngritur posaçërisht për zbardhjen e këtij rasti, ka vijuar punën, në drejtimin e prokurorit, për të fiksuar çdo provë që do të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë, në drejtimin e prokurorit, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për rastin. Konkretisht, deri më tani, në ambientet e Policisë, janë shoqëruar për t’u pyetur mbi rrethana të kësaj ngjarjeje, 7 shtetas (mes tyre shtetasi E. Sh., pasagjer në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, në momentin e të shtënave), janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone” (aksi që kishte ndjekur shtetasi T. D. (M.)), janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me ZQK Interpol Tiranën, për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit. Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte T. D. (M.) dhe 2 celularët e tij, dhe vijon ekzaminimi i hollësishëm i tyre.

Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi T. D. (M.) ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike. Materialet për këto veprime procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”

Vrasja në Sukth, policia: Viktima i skeduar në Holandë për