Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e Martin Canit/ Dëshmon për rreth 8 orë autori! Çfarë kërkoi Mario Përlleshi!

Vrasja e Martin Canit/ Dëshmon për rreth 8 orë autori!

Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ka ankimuar në gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm masën e sigurisë “arrest me burg” që është vendosur ndaj tij.

Raportohet se, përmes avokatit të tij, 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjas, i është drejtuar me ankim gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke renditur argumentat e tij, të cilat nuk janë bërë të ditura nga avokati deri në këto momente.

Në kuadër të hetimit, i mituri M.P, është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes në një seancë maratonë që ka zgjatur afro 8 orë. Detajet e dëshmisë që 14-vjecari ka dhënë në ambientet e prokurorisë së Tiranës mbahet në sekret të plotë.

Ndërsa mësohet se autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje./E.P/dritare.net