Voton kandidatja socialiste në Vlorë. Brunilda Mersini: Pjesëmarrja është shumë e mirë!
Dritare.net

Kandidatja e Partisë Socialiste në Vlorë, Brunilda Mersini teksa ushtroi të drejtën e votës, ftoi bashkëqytetarët e tij të dalin në votime dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen.
“Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve. Kjo ditë është e qytetit, për qytetarët e Vlorës, për të mirën e qytetit. Për më të mirën e Vlorës.
Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë, jemi të kënaqur. Gjithmonë mbarësi, kudo, jo vetëm në Vlorë”, tha Mersini.
Vlora shkon në zgjedhje të pjesshme lokale, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. Gara zhvillohet mes Brunilda Mersini (PS), Dionis Sota (i pavarur, mbështetur nga opozita), Gjergj Nika (i pavarur – kandidatura u pranua nga Kolegji Zgjedhor pas refuzimit fillestar nga KQZ).