Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kur do të dalin rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme? Celibashi jep afatin

Kur do të dalin rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme? Celibashi jep

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet nga gazetarët se kur do të përfundojnë zgjedhjet në pesë bashki. Celibashi u përgjigj se procesi i numërimit të votave pritet të përfundojë mesditën e së hënës.

Celibashi sqaroi se nëse pjesëmarrja do të jetë si ajo e 2023, me shumë mundësie procesi i numërimit do të përfundojë në mesin e ditës së hënë.

“Besoj që maksimumi dreke e ditës së nesërme do të jetë përfundimi i procesit të numërimet në të gjitha bashkitë, në të pesë bashkitë. Nëse pjesa marrja do të jetë ajo e 2023, me shumë mundësie do ta përfundojmë procesin e numërimit në mesin e ditës së hënë”, tha Celiabshi.

Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme lokale zhvillohen në pesë bashki, Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Berat dhe Mat.