Video/ Pa pranga dhe me ambulancë, momenti kur i paraburgosuri Altin Ndoci mbërriti në Spitalin e Durrësit!
E Mërkurë 14 Janar 2026, 08:08
Dritare.net
Kjo është një video tjetër që hedh dritë mbi dinamikën e arratisjes së bujshme të të burgosurit Altin Ndoci.
Pamjet tregojnë se ai vjen në parkimin e spitalit jo me në makinë të sigurisë së lartë që burgjet përdorin për transportin e personave, por me një ambulancë.
Altin Ndoci, sipas pamjeve, ecën lirshëm dhe nuk duket të jetë i prangosur.