VIDEO/ Ky është momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga Spitali i Durrësit!
E Mërkurë 14 Janar 2026, 08:08
Dritare.net
Ky është momenti kur i paraburgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga ambientet e Spitalit të Durrësit, ku ishte shoqëruar për një vizitë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, te godina e infektivit, ku Ndoci ndodhej së bashku me një të burgosur tjetër, të shoqëruar nga 5 efektivë të Policisë së Burgjeve.
Në video shihet qartë momenti kur Ndoci largohet me shpejtësi.
Pasi ka dalë jashtë ambienteve të spitalit Ndoci është drejtuar drejt parkimit.