Video/ Çfarë shkroi Albin Kurti në librin e kujtimeve për Ismail Kadarenë!
E Mërkurë 3 Korrik 2024, 18:06
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Në librin e kujtimeve, Kurti shkroi se pikëllimi për humbjen e Kadaresë është shumë i thellë, pasi admirimi ishte i lartë. 
“Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne”, shkroi Kurti në librin e kujtimeve./K.C/dritare.net