
Deputeti dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka mbërritur këtë mesditë në ambientet e Kryeministrisë. Ende nuk ka informacion mbi arsyen e paraqitjes së tij.

Vizita e Manjës vjen pak orë pasi në Kryeministri është parë të hyjë edhe Belinda Balluku, e cila ndodhet aty prej më shumë se 3 orësh.

Balluku u paraqit vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra si Zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në kuadër të një hetimi të nisur ndaj saj.

Pritet që orët në vijim të sjellin më shumë detaje për qëllimin e takimeve dhe lëvizjet e mundshme brenda kabinetit qeveritar./L.F-dritare.net