U arrestua në Dubai disa ditë më parë, Durim Bami do të ekstradohet në Shqipëri
Dritare.net

Interpol Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit. Ai pritet të ekstradohet në Shqipëri.
Durim Bami është shpallur në kërkim nga SPAK në muajin maj, si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndoka si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën.
Ai ishte kapur më parë dhe lënë nën proces, teksa pak ditë më parë u riarrestua me qëllim ekstradimin. Interpol Tirana ka nisur procedurat, teksa Abu Dhabi e ka konfirmuar arrestimin e Bamit për këtë qëllim.
Bami akuzohet se kishte paguar për eliminimin e ish-deputetit Arben Ndoka, teksa edhe ky i fundit ofronte 1 mln euro për eliminimin e të parit për motive hakmarrjeje./L.F-dritare.net