Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump hap negociatat për Groenlandën, tërhiqet nga tarifat ndaj Europës!

Trump hap negociatat për Groenlandën, tërhiqet nga tarifat ndaj

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një marrëveshje të mundshme për Groenlandën, pas bisedimeve me NATO-n, duke u tërhequr njëkohësisht nga kërcënimet për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve evropianë që kishin kundërshtuar planet e tij.

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump tha se takimi me NATO-n ishte “shumë produktiv” dhe se kishte krijuar “kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën dhe rajonin Arktik. Ai shtoi se një marrëveshje e tillë do të ishte në interes të SHBA-së dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Trump la të kuptohet se një marrëveshje e mundshme mund të përfshijë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të drejtave minerale, duke përmendur rezervat e mëdha të mineraleve të rralla në Groenlandë. Ai theksoi se SHBA-ja nuk synon ta marrë ishullin me forcë.

Nga ana e saj, Danimarka u shpreh e hapur për dialog mbi çështjet e sigurisë në Arktik, por theksoi respektimin e “linjave të kuqe” të sovranitetit. Përfaqësues nga Groenlanda reaguan duke theksuar se çdo vendim duhet të përfshijë drejtpërdrejt autoritetet e ishullit.

Pas takimit, Trump njoftoi se nuk do të vendosë tarifat e paralajmëruara më parë ndaj vendeve evropiane, duke shmangur kështu një përshkallëzim të tensioneve tregtare me aleatët e NATO-s./BBC