Nis seanca në Kushtetuese për rastin 'Balluku'!
E Enjte 22 Janar 2026, 10:10
Dritare.net

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për rastin e Belinda Balluku, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Seanca me relator Sandër Becin nisi në orën 10:00 dhe po zhvillohet pa praninë e zv.kryeministres, pasi ajo nuk është palë në këtë çështje. Këshilli i Ministrave po përballet me dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Si palë të interesuara kanë dërguar përfaqësues edhe Presidenca dhe Kuvendi si palë të interesuara. Ndërkohë, GJKKO nuk ka dërguar përfaqësues me argumentin se pjesëmarrja e tyre si palë do cenonte parimin e ndarjes së pushteteve.