
Tregimet e Pitilushes/ Rudina Xhunga: Te edukimi dhe leximi është shpétimi ynë

Rudina Xhunga
Gazetarja, Rudina Xhunga ishte sot e ftuar në News24 në rubrikën “Opinion”, ku foli për librin e saj të fundit, së bashku me të bijën Alana Hilën, Tregimet e Pitilushes.
Ola Bruko: Në duar unë kam një libër që na vjen në fundvit për fëmijët tanë. “Tregimet e Pitilushes”, nga Alana Hila dhe Rudina Xhunga. Ky është libri i dytë i juaji me Alanën apo jo, duke bërë të lumtur shumë fëmijë. E zgjodhët me qëllim që ta nxirrnit në fundvit apo jo?
Rudina Xhunga: Tani e shkruam (qesh). Nuk ishte qëllim, por vërtet u shkrua vonë. U shkrua për të treguar 2020-ën e një nëne moderne me fëmijën e saj. Një nënë e këtyre kohërave që punon dhe një fëmijë i këtyre kohërave që ka të tjera probleme, të pangjashme me librat që unë kam lexuar dikur. Por dua të them diçka tjetër në fakt, përtej librit. Diçka që më bën përshtypje. Kur kërkoj në biznese ndihmë të botoj një libër, sepse libri ka kosto, më thonë qe me politikat tona sociale duam të ndihmojmë fëmijët e várfër të hanë. Duam t’i çojmë një pako miell, një pako vaj apo oriz. Dhe unë tërhiqem dhe them po e drejtë. Përballë vajit, miellit e orizit, nuk mund të kërkoj mallra luksi. Por gjithsesi e bëj librin, e bëj edhe për ata që nuk kanë as te hane dhe atyre do t’ua çojmë dhuratë Sepse ata duhet të lexojnë, të gjithë fëmijët duhet të lexojnë përralla. Nëse ti kënaqesh me një pako miell, vaj edhe oriz, do të ngelesh përjetë sklláv. Por, po lexove libra, askush nuk do të skllávërojë ty. Prandaj edukimi është nga më të rëndësishmit. Prandaj një njeri që lexon përralla nuk do të jetë kurrë skllav. Dhe do e dojë e përmirësojë gjithmonë këtë botë, që do ta jetojë me kuriozitet dhe dinjitet. Prandaj shkruaj dhe nuk e bëj më për vajzën time. Kjo është dhuratë për ty!
Ola Bruko: Kjo është dhuratë për Kloin tim.
Rudina Xhunga: Për Kloin, që lexoi “Përrallat e Pitilushes” dhe na kënaqi dhe tani do të lexojë edhe “Tregimet e Pitilushes”. Kjo është e bukura e artit që t'i mund ta ndash me njerëz dhe ata të falënderojnë më pas. Dhe kjo është ftesa që unë bëj në fund të librit. Unë tregoj 2020 time, por ky është një vit që nuk ndodh shpesh, ndodh një herë në 100 vjet. Ne ishim dëshmitarë, prandaj me fjalë apo me ngjyra, duhet ta tregojmë 2020 tonë. Bëjë, ia vlen/dritare.net

















