
Tjetër vrasje në Kamzë, ekzekutohet në oborrin e banesës një 31-vjeçare!
E Mërkurë 1 Mars 2023, 14:02
Dritare.net
Një 31-vjeçare është vrarë në Kamzë, mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Besëlidhja.
Sipas policisë në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim./M.T/dritare.net

















