Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

The Telegraph: Në Shqipëri, te Karaibet e Evropës!

The Telegraph: Në Shqipëri, te Karaibet e Evropës!

Prestigjiozja britanike “The Telegraf” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike. Dritare.net e sjell për ju të përkthyer në shqip, këtë artikull që përshkruante bukur perlat e jugut të Shqipërisë.

Nga Mark Stratton-The Telegraph
Pashë një postim në Instagram pak kohë më parë që përshkruante qytetin bregdetar shqiptar të Ksamilit si 'Karibët e Evropës'. Kishte shumë ngjashmëri, me palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe çadra dielli me kashtë. Me preokupimin aktual mbi emigracionin shqiptar që po gëlonte, fillova të imagjinoja një rrëfim alternativ të britanikëve të uritur për diell që dynden në drejtim të kundërt për të kërkuar pak rreze dielli karibike. Kështu që vendosa të bëj një vizitë, për të parë se si bëhet krahasimi.

The Telegraph: Në Shqipëri, te Karaibet e Evropës!

Është më afër dhe më e lirë për t'u shkuar se Barbados. Fluturova për në Korfuz, ishulli më i afërt grek me Rivierën Shqiptare, i cili kalon 100 milje përgjatë bregut lindor të detit Jon. Nga qyteti i Korfuzit lundrova me traget 40 minuta për në Sarandë. "Është shumë sigurt dhe qetë atje," më tha taksisti që më çoi në portin e Korfuzit.
Udhëtuam 30 minuta në jug të Sarandës për në Ksamil, i cili ndodhet pak mbi kufirin e Greqisë Veriore. Ksamili nuk ekzistonte derisa regjimi komunist i Enver Hoxhës e vendosi atë në vitet 1960 si bazë për prodhimin e vajit të ullirit.

The Telegraph: Në Shqipëri, te Karaibet e Evropës!

Ksamili është një qytet i vogël, i rrethuar nga tre ishuj të gjelbër. Plazhi është i mbushur me hotele, restorante-bare dhe është i ndarë për përdorim privat. Përgjatë gjithë kohës, riviera shqiptare përflitet për vlerat e jashtëzakonshme, veçanërisht kuzhina e ndikuar nga italianët, e pasur me ushqime deti. Në hotelin ku qëndrova, një vakt me tre pjata me sallatë greke, linguinë me midhje dhe levrek të pjekur në skarë kushton vetëm 2250 lekë (17 £).


The Telegraph: Në Shqipëri, te Karaibet e Evropës!
Një peizazh historik aq i mirë sa kudo në Evropë është në një distancë të habitshme nga Ksamil, me qytetërimet greke, romake dhe osmane që lënë gjurmët e tyre. Butrinti, është një nga tre vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Shqipërisë dhe një palimpsest arkeologjik.


The Telegraph: Në Shqipëri, te Karaibet e Evropës!
Një orë ecje me makinë na çoi për në Gjirokastër, shtëpitë trekatëshe prej guri dhe kalaja e përmasave të Kështjellës Windsor pothuajse nuk kanë ndryshuar që nga shekulli i 18-të. Ajo u njoh nga Unesco në vitin 2005, përcjell dritare.net. Kuzhina është e ndikuar nga osmanët. Për drekë, hëngra Imam bayıldı (fjalë për fjalë “imamit i ra të fikët”), një pjatë e quajtur sipas emrit të një kleriku mysliman, i cili konsumoi shumë patëllxhanë të mbushur dhe i ra të fikët.

The Telegraph: Në Shqipëri, te Karaibet e Evropës!

Diku tjetër, plazhi i Porto Palermos mbikëqyret nga një kështjellë me mure të trasha e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena për sulltanin osman si një mburojë kundër britanikëve në Korfuz.
Kalaja me mure të trasha e Porto Palermos është një nga shumë reliket osmane në Shqipëri. Porto Palermo ka gjithashtu një bazë të braktisur nëndetëseje me një tunel të gjatë një milje në një faqe kodre. Udhërrëfyesi im Gëzimi tha se u deshën 30 vjet për t'u ndërtuar, kryesisht sepse Hoxha ishte në konflikt me BRSS-në dhe Kinën, të cilët po financonin ndërtimin e saj. Si kompensim, ai refuzoi të kthente katër nëndetëse sovjetike.
Nuk ka dyshim që Hoxha ishte acaruar nga një zhvillim i ri më tej në bregdetin e Palasës. Këtu, njeriu më i pasur i Shqipërisë po ndërton Green Coast, një rrjet hotelesh me pesë yje dhe vila luksoze./K.C/dritare.net