Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të vërtetat që zbuloi Rama sot! Flet Arben Meçe!

Të vërtetat që zbuloi Rama sot! Flet Arben Meçe!

Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” nga Ermal Peçi në DritareTV foli për mesazhet që përcolli kryeministri Edi Rama sot në deklaratat e tij për arrestimin e Veliajt dhe kundrejt SPAK-ut. Meçe thotë se Rama ngriti sot disa të vërteta të mëdha që ishin fshehur prej kohësh.

“Gjatë fjalës së tij Rama ngriti një të vërtetë të madhe, që ishte e vonuar, të faktit që nga mbështetja dhe pavarësia absolute që i bëri SPAK-ut shihen nëpër procese disa fenomene që nuk i ngriti Rama sot. Momenti që ka të bëjë me kapërcim procedurial të të drejtave hetimore, që ka prokuroria në kryerjen e procedurave të hetimit. Rama e ngiti këtë çështje sepse e ndien në kurrizin e njeriut të afërt të tij, këtë kapërcim të procedurave të hetimit. Rama është absolutisht në mbështetje të SPAK-ut. Ky veprim i bërë sot nga ana e punonjësve të bashkisë është i penalizishëm dhe dënueshëm nga ana politike. Ishte protestë e panevojshme, por goditi edhe filozofinë e Ramës që do të mbajë gjallë faktin që SPAK-un e ka bërë qeveria e tij.”, tha Meçe./K.C/dritare.net