
Të paktën 12 viktima dhe 419 të plagosur nga tërmeti në Turqi!
Dritare.net
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 419 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.
AFAD njoftoi se tërmeti ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale në një thellësi prej 16,54 kilometrash.
Po vijon në këto momente aktiviteti i kërkim-shpëtimit.
Aktualisht janë konfirmuar rreth 17 ndërtesta të shkatërruara plotësisht, në qytetin që ka rreth 4,37 milionë banorë dhe që është qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia.
Nga AFAD thonë se mbi 50 automjete dhe rreth 200 punonjës u dërguan në vendin e ngjarjes.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 48 punonjës, 16 automjete dhe një kuzhinë të lëvizshme e cila ka kapacitetin për të shërbyer mbi 25 mijë persona.
AFAD gjithashtu bëri të ditur se 960 çadra, 4.500 batanije dhe 3.672 shtretër u dërguan në rajon.
Gjithashtu u bë e ditur se ndihma emergjente prej 5 milionë lirash turke (rreth 600.000 dollarë) u dërguan në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale.
Guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger, njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit./ I.M-Dritare.net

















