Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çasti kur një person nxirret gjallë nga rrënojat/ Ja çfarë po ndodh tani në Turqi!

Çasti kur një person nxirret gjallë nga rrënojat/ Ja

Një katastrofë natyrore goditi sot Turqinë. Tërmeti 6.6 ballë me epiqendër në Izmir, ishte shkatërrues për vendin. Pamjet që po transmetohen tani nga Turqia janë të rënda, po aq sa të dhimbshme.

Ndërtesa të rrënuara, njerëz në panik, qyteti në një kaos. Shumë ndërtesa janë shkrumbuar totalisht, ndërsa rrugët e qytetit janë të mbushura me ujë.

Ndërkohë, grupet e emergjencave kanë nisur kërkimet nën rrënoja.

"Jemi afër të gjithë qytetarëve, do bëjmë të pamundurën që t'i shpëtojmë ato", tha në një komunikim presidenti Erdogan.

Ndërkohë një video e postuar së fundmi, tregon një person që nxirret nga rrënojat shëndoshë e mirë.

Çasti kur një person nxirret gjallë nga rrënojat/ Ja

Deri më tani, mediat e huaja nuk kanë raportuar ende viktima./L.F-dritare.net