
Tërmeti u merr jetën dy adoleshentëve në Greqi
E Premte 30 Tetor 2020, 17:05
Dritare.net
Lëkundjet e tërmetit të fortë me epiqendër në Izmir, janë ndjerë edhe në Greqi. Dy adoleshentë, një djalë dhe një vajzë humbën jetën në ishullin Samos, tha Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë për CNN. Dy adoleshentët humbën jetën kur një mur u shemb mbi ta pas tërmetit. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë sa më shumë njerëz nga rrënojat. Numri i personave të plagosur ka shkuar në 257. Operacionet e kërkimit po vazhdojnë gjithashtu në 12 ndërtesa të dëmtuara dhe të shembura në Izmir. Ndërsa rrugët në qytetet bregdetare të Cesme dhe Seferihisar janë përmbytur./L.F-dritare.net

















