Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Konfirmohen 4 viktima dhe 120 të plagosur në Turqi

Konfirmohen 4 viktima dhe 120 të plagosur në Turqi

Si pasojë e tërmetit me madhësi 6.6, deri më tani janë konfirmuar 4 viktima dhe 120 të plagosur. Rreth 20 ndërtesa janë shembur ndërsa mendohet se numri i personave nën rrënoja është shumë i lartë. Lëkundja raportohet të ketë shkaktuar një mini-tsunami që përmbyti Izmirin dhe portin grek, Samos.

Në janar më shumë se 30 njerëz ndërruan jetë dhe më shumë se 1.600 u plagosën kur një tërmet goditi provincën lindore Elazig të Turqisë.

Ndërsa katastrofa më e madhe në Turqi është tërmeti i 1999 në Izmir, ku vrau rreth 17,000 njerëz./L.F-dritare.net