
Ambasada shqiptare në Turqi thirrje qytetarëve: Largohuni nga Izmiri!
E Premte 30 Tetor 2020, 15:03
Dritare.net
Pas Tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin, ambasada shqiptare në Turqi u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që janë në atë zonë të largohen drejt një vendi të sigurt. Në çdo rast emergjence, ambasada ka njoftuar për numrin ku duhet të komunikojnë.
“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence”, shkruan ambasada./L.F-dritare.net

















