
Tërmeti/ Rritet numri i viktimave në Turqi!
E Premte 30 Tetor 2020, 17:05
Dritare.net
Një tërmet me madhësi 6.6 ndodhi në afërsi të Izmir mesditën e së premtes. Tërmeti u ndje në rajonet Egje dhe Marmara, përfshirë Stambollin dhe Bursën.
AFAD-ja raportoi se numri i njerëzve që vdiqën në tërmetin e Izmirit u rrit në 6 dhe numri i të plagosurve në 257. AFAD raportoi se pas tërmetit me madhësi 6.6 në Izmir, kishte 84 tërmete, 16 prej të cilave ishin më shumë se 4.
Pas tërmetit, përpjekjet për të larguar të plagosurit nga rrënojat vazhdojnë me shpejtësi.
Nga ana tjetër dy viktima janë raportuar edhe në Greqi./ I.M-Dritare.net

















