Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mësimi online po ndryshon gjithçka. Koha e mësimit tradicional po ikën

Mësimi online po ndryshon gjithçka. Koha e mësimit tradicional

Nga Evgenia Peretz-VanityFair

Dukej sikur 9-vjeçari Oliver Lucas thjesht nuk mund të bënte asgjë në sy të bashkëmoshatarëve të tij, në shkollën private që ai ndiqte jashtë Londrës. Ai nuk ishte shumë sportiv dhe ishte i pashpresë në lojërat kompjuterike. Por dinte të luante piano dhe shumica e miqve të tij ishin vajza. Nëna e tij, Romina Aria-Muller i dukej shkolla e të birit më shumë si hierarkike. Shpesh edhe mizore dhe thotë se "për britanikët, sa më i pasjellshëm dhe i pacipë të jetë fëmija, aq më i ëmbël është".

Të ndalonin Oliverin të hynte në banjën e meshkujve duke i thënë se nuk lejohej pasi ishte vajzë, për djemtë e shkollës ishte gallatë. "Ai gjithmonë ndihej sikur nuk i përkiste atij grupi" thotë Aria-Muller.

Arai-Muller, në vend që të mërzitej, vuri në punë planin B. Një arkitekt i mirë dhe i njohur, danez-japonez që u rrit në Itali, u transferua në Londër dhe u martua me Aria-Muller dhe kaloi muajt e ardhshëm me Oliver-Lucas duke udhëtuar. Por, kur u kthyen sërish në Londër, ai punësoi tre instruktorë të mësimit në shtëpi. Mësuesja 34-vjeçare Madelaima Berlin i dha aglisht dhe histori duke i vënë fokusin më të madh te Italia dhe Japonia, të përshtatura me prejardhjen e arkitektit. Një student i Oksfordit i dha matematikë, ndërsa një tjetër, një muzikant që Aria-Muller e kishte takuar në galeri të arteve, i dha muzikë djalit. Prindërit në shkollë ishin skandalizuar nga ky vendim, telefonatat nuk pushonin. Kishte pakënaqësi dhe pak xhelozi, tha Aria- Muller. Pas një viti e gjysmë shkollimi në shtëpi, ai u kthye në shkollën e tij të vjetër, një person krejt ndryshe. "Ai ishte një milion herë më i sigurt", thotë Aria-Muller ndërsa tregon se fitoi çmimin më të lartë akademik të vitit.

Para se Covid-19 ta bënte mësimin nga shtëpia gjithëpërfshirës, Aria-Muller ishte emblematike e një tendence e prindërve të pasur që janë larguar nga shkollimi tradicionale në favor të asaj që ju mund ta quani mësimdhënie me kohë të plotë. Ky fenomen ndërkombëtar dallon nga shkollimi i krishterë në shtëpi i viteve 1970, nënprodukti më i famshëm i të cilit është Tim Tebow.

Fotoja e Karen Pence, duke qëndruar ulur në tryezën e kuzhinës duke mësuar, fshijeni, sepse nuk ka asnjë lidhje me muajt e vështirë të pandemisë, që kemi kaluar gjatë kësaj kohe, duke u përpjekur të mësojmë online.

Mendoni për "Laurine" Laurence, e cila është duke mësuar frengjisht, që është një lloj versioni i rinovuar i modelit të shekullit XIX. Në mesin e njerëzve që jetojnë me idenë se çdo problem ka një zgjidhje me mjete, për ta, arsimi është vetëm një sistem më shumë që mund të kontrollohet, përshtatet dhe optimizohet plotësisht.

Mësimi online po ndryshon gjithçka. Koha e mësimit tradicional

Natyrisht, ekzistojnë nënkategoritë. Në grupin e parë futen të famshmit dhe miliarderë (familje mbretërore, oligarkë, etj) që udhëtojnë vazhdimisht dhe duan fëmijët e tyre me ta, si këngëtari Julio Iglesias dhe vajzat e tij adoleshente.

Pastaj ekzistojnë lloji tjetër që beson, me të drejtë ose gabim, se fëmijët e tyre mund të mësojnë më mirë në shtëpi. Fëmijët e tyre janë ose të përjashtuar, ose janë me kurim mjekësor ose nuk kanë aftësi nxënieje. Këta fëmijë përjetojnë ankth në shkolla, ndaj kanë nevojë për mësues të specializuar çdo ditë, në orare që edhe prindërit kanë mundësi.

Skeptikët mund të pyesin nëse mund të plotësohen nevoja të tilla. Për më tepër, përderisa tutorizimi mund të ndihmojë një nxënës të marrë nota të mira dhe të kalojë testet e duhura, a mund ta bëjë atë personin që ju doni të shihni? Një person që i kalon situatat e pakëndshme dhe që punon mirë me të tjerët? Rezultatet, jo për çudi, janë të larmishme dhe të çrregullta. Nga njëra anë, gërmimi në këtë botë ta njeh me fëmijë si Oliver-Lucas, të cilët u kthyen në jetë falë mësimit në shtëpi. Nga ana tjetër, ekzistojnë variabla që mund të çojnë në prishje të eksperimentit, duke bërë që gjërat të mos funksionojnë.

Edhe ekspertët e fushës nuk janë plotësisht dakord për atë që duhet të jetë roli i fundit i tutorizimit të ndaluar në shoqërinë moderne.

Adam Caller, i cili 20 vjet më parë themeloi Tutors International, është një purist në lidhje me një mësim një për një, jashtë shkollës. Ai beson se kurrikula tradicionale mund të mos jetë më e rëndësishme në një botë që ndryshon me shpejtësi.

"Ne nuk mund të shkonim në një drejtim më të papërshtatshëm për të edukuar gjeneratën e ardhshme," thotë Caller.

Prindërit, thotë ai, po shtrojnë pyetjen, "Nëse duam që fëmijët tanë të bëhen udhëheqës të së nesërmes, atëherë çfarë duhet të jetë ndryshe në arsimimin e tyre? Çfarë aftësish do të duhet të kenë ata në mënyrë që të jenë udhëheqës në një shoqëri ku inteligjenca artificiale do të bëjë shumë gjëra që ne aktualisht i marrim të mirëqena? A duhet të përdorin një stilolaps? Me siguri jo. A duhet të mësojnë të jenë në gjendje të flasin me kompjuterë? Ndoshta po. A duhet të kenë integrim shoqëror në grupe sociale siç konsiderojmë sot të rëndësishëm? Me siguri jo."

Ai i merr shumë seriozisht nevojat e individëve të pasur, madje edhe duke ofruar mësime në det për klientët që kalojnë javë me radhë në jahtet e tyre.

Mësimi online po ndryshon gjithçka. Koha e mësimit tradicional

Nathaniel McCullagh, themeluesi i një agjencie tjetër të nivelit të lartë në Amerikë, Simply Learning Tuition, e shikon këtë formë mësomi si një ndalesë për fëmijë që kanë një problem specifik, i cili më vonë do t'i bashkohet grupit. Ndërsa kurrikulat shkollore në shtëpi mund të përshtaten për nevojat e veçanta të studentit.

Sido që të jetë, të gjithë prindërit, sidomos ata me pasuri të madhe neto, kërkojnë më të mirën. Pra, kërkojnë supertutorë. Prindërit priren ta konsiderojnë Oksfordin ose Kembrixhin si biletën e artë dhe paguajnë deri në 160,000 dollarë në vit.

"Mësuesi duhet të jetë interesant dhe erudit, mendjehapur, një udhërrëfyes i mirë dhe i aftë në teoritë pedagogjike. Ai ose ajo, jo vetëm duhet të ketë arsim të shkëlqyer, por edhe të jetë model i mirë: i edukuar, i sjellshëm dhe me vlera. Për familjet e tjera do të ishte e dobishme nëse një mësues është dhe sportdashës, mëson gjuhë të huaj për anëtarët e stafit të familjes, të kuptojë se çfarë do të thotë të vlerësosh cilësinë e jetesës.

"Është si roli i vjetër i qeverisjes" thotë një mësues i edukuar nga Kembrixhi, i cili më pas është bërë shkrimtar dhe interpretues. "Duhet të jesh intelektual. Duhet të jesh i disiplinuar. Duhet të jesh dijetar i jashtëzakonshëm", thotë ai.

Disa klientë miliarderë e shohin mësuesin e tyre thjesht si një anëtar tjetër të stafit, pra si një dado, shërbyese, kuzhiniere, shofer etj.

"Pedagogu duhet të jetë përgjegjës për progresin akademik të fëmijës tonë. Ne nuk duam të kemi dokumente, ne do t'i përshtatemi faturës", thotë Jane Heir, duke përmbledhur qëndrimin e familjeve të tilla.

Mësimi online po ndryshon gjithçka. Koha e mësimit tradicional

Një supertutor tjetër, Gillian Harket, që është edhe aktor-kineast, i cili kishte për detyrë të përmirësonte aftësitë e të meduarit kritik të një fëmije, hulumtoi për lojëra të përshtatme për moshën dhe jua sugjeroi disa prindërve, të cilët ishin të pasigurt. Babai i tha: "Kjo është arsyeja pse kemi një mësues, sepse ne nuk kemi kohë ta bëjmë këtë gjë".

Disa prindër të kësaj kategorie, kanë tendencë të kenë pak vetëbesim për aftësitë e tyre. Jane Heir kujton shkollimin në shtëpi të fëmijës së familjes mbretërore. Ishte verë dhe ata u zhvendosën në shtëpinë e tyre të madhe në Londër.

"Ata udhëtojnë me makinat e tyre superluksoze dhe shpenzojnë qindra mijëra paund çdo ditë, pa dyshim, pa vetëdije", thotë ajo. "Ata nuk mbajnë mend ku lënë gjërat dhe kur e kuptova unë isha kështu: Unë mund të vjedh dhe asnjë nuk do ta kuptojë. Prindërit nuk e dëgjonin vajzën e tyre fare, kur ajo ankohej thotë Heir.

Nuk është se prindërit po i dëmtojnë fëmijët. Ata janë të dëmtuar. Dëmi është bërë, thotë një mësues për disa familje.

Mësimi online po ndryshon gjithçka. Koha e mësimit tradicional

Me një rast, heqja dorë e prindërve nga përgjegjësia për zhvillimin e fëmijës së tyre e bën situatën toksike. Juliet Berner, e arsimuar në Oksford, kujton kur i jepte mësim një djali 12-vjeçar që e quanin Michael. Ai ishte fëmija i një drejtuesi të pasur biznesi me qendër në Manhattan. Ishte fëmijë inteligjent, por kishte probleme me sjelljen, që qimen e bënte tra për të voglën gjë. Ajo kujton një rast të frikshëm kur babai i tij kishte hyrë në dhomën e gjumit ndërsa po punonin.

Ai dhe Michael filluan të bisedonin. Michael i gjuajti me grusht, më pas filloi sherri me të bërtitura dhe dhunë në dhomë. Gjërat u komplikuan shumë dhe prindërit vendosën ta çonin Michaelin në shtëpinë e tyre të dytë në perëndim, larg tyre dhe dy motrave të tij. Ai do të jetonte me Bernerin, dadon e tij. Ai do të ndiqte një shkollë ditore dhe Berner do të ishte mbështetja e tij akademike.

Ajo filloi të bënte atë që i dukej se ishte e duhura për zhvillimin e tij. Madje e entuziazmoi që të niste shkollën e muzikës. Por e gjithë kjo ishte minuar, thotë ajo, nga ndjenja e braktisjes së prindërve.

Një ditë, kur babai erdhi në qytet, ai i kërkoi asaj të drekonte për të diskutuar mbi avancimin e të birit. Ajo mori guximin dhe i tha se nuk mund ta trajtojnte situatën, ndërsa babai ia ktheu: "Ai ka nevojë për ty. Nëse largoheni do e braktisni".

Berner u trondit nga shantazhi emocional. Më vonë telefonoi drejtuesin e agjecisë, i cili i tha të mos fliste më me babain e Michael sepse do ta telefononte vetë. Si përfundim ajo u largua, ndërsa mori shumë mesazhe të zemëruara nga babai i 12-vjeçarit.

Në veçanti, elita e teknologjisë është motivuar nga një refuzim filozofik të shkollimit tradicional, aq i vjetëruar për të sa telefonat me kapak. Sipërmarrësja me qendër në Nju Jork, Susan Danziger, e cila e ka burrin investitor, ka shkolluar tre fëmijë në shtëpitë e tyre dhe thekson se "arsimi, siç është përshtatur sot, i jep mundësinë çdo fëmije të mësojë si të dojë".

Caterina Fake, e cila themeloi aplikacionin për ndarjen e fotove Flicker dhe ishte kryetare e Etsy, është bërë dhe pionere e shkollimit në shtëpi, në Silicon Valley. Me një siguri të madhe, ajo thotë se shkollimi tradicional është i gabuar, duke filluar që nga ideja se dikush mund të investojë në një fëmijë. Fake beson se ka shumë uniformitet në shumicën e klasave, të moshës, racës dhe statusit socio-ekonomik, që sipas saj e bën ambient të përshtatshëm për ngacmim. Nisur nga këto ide, ajo filloi ta mësonte vetë nga shtëpia vajzën e saj. Më pas edhe të fëmijëve të prindërve të tjerë, duke udhëhequr një grup të vogël. Ajo beson se shkollimi në shtëpi po jep rezultate shumë më superiore.

Mësimi online po ndryshon gjithçka. Koha e mësimit tradicional

Ata që vërtet kanë besim te mësimi në shtëpi, pohojnë se udhëzimet mund të jenë shumë të përshtatshme për interesa personale të fëmijës. Në të njëjtën kohë, përfitimet që japin tutorizimet për disa fëmijë në rrethana të caktuara nuk mund të mbivlerësohen.

Po ju tregojmë një histori. Një çift në Dubai, djali i të cilit ishte shpërfillës në mënyrë kronike u ndje i pashpresë para se preferoresha Madelaine Berlin të hynte në jetën e tij. Ajo e fitoi respektin e tij dhe i ndihmoi prindërit të zbulonin mënyrën sesi të merreshin me djalin e tyre. Me ndihmën e saj, djali ndryshoi.

Ndryshime të tilla frymëzuese ndodhin në mënyra që prindërit nuk arrijnë t'i kuptojnë. Edhe Jane Heir është takuar me një vajzës të cilës i ka dhënë mësim. Ajo arriti t'i fitonte zemrën. Vajza u bë nxënëse e shkëlqyer dhe filloi univeristetin duke studiuar Histori. Ajo tani punon në një organizatë jofitimprurëse. "Jam shumë krenare për të", tha ajo./Përshtati Enkeleda Bodini-dritare.net