
Tabaku: E tronditur nga agresioni ndaj medias, mos mbyllni sytë dhe veshët para tragjedisë!
Dritare.net
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj godinës së Top Channel, ku mbeti i vrarë dhe roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.
“Shpreh ngushëllimet e mia për familjen e të ndjerit Kola që u vra nga një sulm kriminal mëngjesin e sotëm drejtuar medias së Top Channel.
E tronditur nga sulmi ndaj medias dhe shpreh mbështetjen time në këto momente të rënda ndaj Top Channel.
Organet ligjzbatuese kanë për detyrë parësore që të zbardhin ngjarjen ndërsa këmbëngul që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë prioritet kombëtar dhe çështje e sigurisë tonë kombëtare.
Nuk mund të mbyllim sytë dhe veshët përballë kësaj tragjedie dhe rrezikut që na kanoset”, shkruan Tabaku./A.ZH-dritare.net

















