Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Strakosha për ndeshjen me Serbinë: E meritojmë të shkojmë në Botëror

Strakosha për ndeshjen me Serbinë: E meritojmë të

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ka folur për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të luhet të shtunën e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”.

Ai u shpreh se ekipi po përgatitet mirë dhe se synon tre pikët në këtë takim të nxehtë, që do të ndikojë dhe në ëndrrën për kualifikimin e Shqipërisë në një Botëror.

“Serbia është një ekip që ka luajtur në kompeticionet e mëdha. Dhe ne kemi kualitet dhe mendoj se mund të bëjmë mirë në këtë ndeshje.

Deri tani po shikoj që çunat janë të përgatitur mirë. E di që është diçka më shumë për tifozët. Por ne kërkojmë tre pikët dhe të bëjmë të lumtur tifozët.

Nuk është një ndeshje si të tjerat, por ne e shohim si ndeshjet e tjera. Na vlejnë më shumë tre pikët. Ne duhet të tregojmë që e meritojmë një Botëror. e shtuna është ndeshja më e rëndësishme deri tani. Atmosfera është pozitive dhe besoj se mund t’ja dalim.

Në goditje standarde janë shumë të mirë, por duhet të jemi të përqendruar, që topi mos të shkojë deri atje. Kemi mbrojtur kundër Spanjës dhe Italisë shumë mirë.

Tifozët shqiptarë na kanë mbështetur në çdo ndeshje. Thirrje të veçantë nuk kam, por vetëm respekt për tifozët që na kanë mbështetur nga fundi I botës deri në Shqipëri.

Ne jemi profesionist dhe përqendrohemi për çdo ndeshje siç duhet. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por që nuk do të vendosë fatet e grupit. Do të japim maksimumin dhe të marrim çdo gjë në çdo ndeshje”, u shpreh Strakosha./L.F-dritare.net