Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK merr të pandehur deputeten e PS, Klotilda Bushka

SPAK merr të pandehur deputeten e PS, Klotilda Bushka

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK-u, në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, Bushka akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka ushtruar ndikim mbi një dëshmitare në lidhje me deklarimet që kjo e fundit do të jepte në prokurori.

SPAK kishte njoftuar disa muaj më parë se kishte nisur hetime ndaj deputetes socialiste, pikërisht për këtë çështje që lidhet me hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë komunikimeve të saj me kolegët në Partinë Socialiste, Bushka ka mohuar çdo veprim antiligjor. Ajo ka deklaruar se me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën, ka pasur bashkëpunim profesional që para se të bëhej deputete, ndërsa kryebashkiakun e Tiranës e ka cilësuar si “mik fëmijërie”.

Sipas saj, i ka qëndruar pranë Xoxës gjatë periudhës së hetimeve, ndërsa kontaktet me Veliajn kanë qenë të rralla për shkak të angazhimeve të tij.

Bushka është paraqitur disa herë në SPAK, ku është thirrur për t’u pyetur në lidhje me këtë çështje. Me vendimin e fundit, ajo pritet të përballet tashmë me akuzat për pengim të drejtësisë./K.C/dritare.net