Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe!

Sot protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Ditën e sotme, në orën 16:30, mijëra studentë do të protestojnë para Urës së Gurit në Shkup për kryerjen e provimit të drejtësisë në gjuhën shqipe.

"Bashkohuni me studentët të gjithë njëzëri”, është slogani i protestës që si mesazh ka mbrojtjen e së drejtës së gjuhës për provimet profesionale.


Gjatë së dielës, ka pasur dhjetëra reagime në mbështetje të studentëve nga figurat publike si Ramush Haradinaj, Shkurte Fejza, ambasadori i Shqipërisë në Shkup e madje edhe PDK.