Situata pandemike/ Vjen në Shqipëri drejtori i OBSH: Keni vepruar shpejt dhe me kurajë
Dritare.net

Drejtori i OBSH për Europën Dr.Hans Kluge po viziton Shqipërinë me ftesë të minstres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Gjatë takimit bilateral ministrja Manastirliu i prezantoi drejtorit të OBSH përgatitjet dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë për përballimin e situatës si dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për të mbështetur ekipet mjekësore me bonusin special dhe rritjen 40% të pagave.
Dr. Kluge u shpreh i impresionuar nga përgatitja e shpejtë e Shqipërisë me planet strategjike per përballimin e epidemisë. Ai vlerësoi rritjen e pagave 40% duke e konsideruar mbështetjen e mjekëve si shumë të rëndësishme.
“Keni vepruar shumë shpejt dhe me kurajë dhe jeni ndër vendet e para që keni ndjekur një plan veprimi për përballimin e situatës”, tha Kluge./K.C/dritare.net