Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si më detyruan të arratisem dy herë nga vendlindja! Flet vajza e Eva Pëllumbit!

Si më detyruan të arratisem dy herë nga vendlindja! Flet vajza e

Juna Tomori, vajza e artistes Eva Pëllumbi u rikthye në Shqipëri dhe për herë të parë, flet në Dritare TV në një intervistë me Amarildo Pregapucën, shokun e saj të fëmijërisë. Tomori tregon se vizita e saj në Shqipëri këtë vjeshtë, është për shkak të një udhëtimi të kompanisë ku ajo punon në Gjermani, në vendin tonë.

“Në kompaninë ku u në punoj, kam folur shumë për Shqipërinë. Shefi më tha që për 25 vjetorin e kompanisë, do të organizojmë një udhëtim në Shqipëri. Kisha 6 muaj që organizoja këtë udhëtim në vendin tonë”, u shpreh Tomori në Dritare TV.

Ajo tregon për jetën e saj në Gjermani, vendin ku u largua që në 1990 bashkë me mamanë e saj, ku punon dhe jeton, me bashkëshortin dhe djalin e tyre, Jon.

Në bisedë me Amarildo Pregapucën, zonja Tomori tregon për largimin nga Shqipëria bashkë me mamanë e saj.

“Nga ikja mbaj mend që mami erdhi në drekë dhe më thotë është disa e emigrimit. Bëj gati çfarë ke për të bërë dhe hajde sepse do të ikim. Unë mbaj mend që i thashë, këtu kam lindur këtu do vdes. Ishte ditë e enjte dhe unë të shtunën kisha një festë dhe nuk doja të ikja. Isha adoleshente. Si përfundim, ikëm. Takuam disa miq, komshinj, disa erdhën disa jo. Mami i la çelësat e shtëpisë dajës, por kur u mor vesh që u fut Eva Pëllumbi, shtëpia jonë u shpërthye”, tregon Tomori në Dritare TV.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në Dritare TV./L.F-dritare.net