Video/ Igli Tare del nga SPAK-u pas mbi 5 ore marrjesh në pyetje. Zbardhen akuzat!
E Enjte 4 Qershor 2026, 14:02
Dritare.net

Igli Tare del nga SPAK-u pas mbi 5 orë marrjesh në pyetje, ndërsa Prokuroria e Posaçme e ka marrë zyrtarisht të pandehur për akuzën e pastrimit të parave.
Sipas SPAK, ish-futbollisti i Kombëtares dyshohet se ka vendosur në emrin e tij një vilë në Dhërmi, e cila sipas hetimeve i përket Belinda Ballukut dhe dyshohet se është përfituar përmes një skeme të lidhur me një procedurë prokurimi publik.
Akuza iu komunikua paraditen e kësaj të enjteje, më 4 qershor, pasi Tare ishte paraqitur në SPAK në zbatim të fletëthirrjes së dërguar më herët. Pas marrjes në pyetje që zgjati mbi pesë orë, ai u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme./K.C/dritare.net