Na ndiqni edhe në

Sport

Sonte miqësorja Shqipëri-Izrael. Zbulohet formacioni

Sonte miqësorja Shqipëri-Izrael. Zbulohet formacioni

Shqipëria luan këtë të mërkurë në orën 20:00 ndaj Izraelit në stadiumin "Air Albania", në një miqësore që shënon debutimin e Rolando Maran në stolin kuqezi. Trajneri italian do të ketë mundësinë e parë për të prezantuar idetë e tij para tifozëve shqiptarë.

Kjo do të jetë përballja e shtatë mes dy kombëtareve, por e para në karakter miqësor. Deri më tani, Izraeli numëron katër fitore ndaj Shqipërisë, ndërsa kuqezinjtë kanë triumfuar në dy raste.

Në kuadër të kësaj ndeshje pjesëtarë të ushtrisë izraelite kanë qenë të pranishëm në stadiumin 'Air Albania' ndërsa nuk mungonte as njësia anti eksploziv e Shqipërisë. Masa të tilla janë ndërmarrë edhe në të kaluarën, edhe pse kanë qenë shumë më të mëdha.

Trajneri Maran pritet të luajë me skemën 4-3-1-2, ndërsa me interes pritet të shihet sesi italiani do t'i qaset lojës dhe rivalëve.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-1-2): Sherri; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Shehu, Asllani; Bajrami; Broja, Daku (Uzuni) Trajner: Rolando Maran/dritare.net