
Si është gjendja shëndetësore e 11 vjeçarit që u plagos në Lundër!
Dritare.net
Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, mbetet kritike.
Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar.
Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra të qëndrueshëm të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje 11 vjeçarin.
Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin lidhet me familjen e Roan Brahimit.
Gazetari Sokol Dema tregoi gjendjen e të plagosurve.
“Të dy vëllezërit janë në spital, në gjendje kritike, 11-vjeçari është më rëndë, kurse 17-vjeçari më stabël. I mituri ka dëmtime të 3 organeve jetësore dhe situata është kritike. Familjarët kanë vendosur që të dërgohen në Itali, bashkë me të vëllanë 17 vjeçar. Janë të dy djemtë e pronarit të një agjencie të sigurisë private. Dy të tjerët janë relativisht më lehtë, të afërm, por po mbahen nën kujdesin e mjekëve. Kishin festuar së bashku në një zonë në periferi të Tiranës, në një zonë ku bëhen edhe gara me makina, kur ka shkuar shoferi i firmës për t’i marrë. Do të vijonin festën e ditëlindjes së 11-vjeçarit në familje, por kur po afroheshin tek banesa, sa kalon unazën, u gjendën nën breshëri të plumbave nga një motor në lëvizje drejt makinës luksoze. Për 1300 metra ka vijuar kjo ecje për t’i shpëtuar plumbave, ose për shkak të prishjes së frenave nga goditjet. Autorët janë larguar rnë drejtim të paditur me motoçikletë dhe janë ndjekur. Të pranishmit i dhanë ndihmë të plagosurve, duke i dërguar me urgjencë me mjete drejt spitalit. Makina ka pasur 7 plumba në trupin e saj”, rrëfeu gazetari./L.F-dritare.net

















