Shqipëria thyen rekord historik në turizëm. Mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025
Dritare.net

Shqipëria ka shënuar një tjetër sukses të madh në sektorin e turizmit, duke mbyllur vitin 2025 me mbi 12 milionë vizitorë të huaj, një shifër rekord që tejkalon rezultatet e vitit të kaluar. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi publik.
Sipas ministrit Gonxhja, ky rezultat dëshmon konsolidimin e Shqipërisë si një destinacion turistik gjithëvjetor, me një rritje të qëndrueshme të interesit nga turistët e huaj, jo vetëm gjatë sezonit veror, por gjatë gjithë vitit.
“Shqipëria po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit, falë ofertave të larmishme që përfshijnë turizmin kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe forma të tjera alternative,” thekson Gonxhja./L.F-dritare.net