Shqipëria nën ujë, banorët evakuohen me gomone!
Dritare.net

Në bashkinë e Dimalit situata paraqitet alarmante kryesisht në lagjen e Dafinave dhe në fshatrat Çiflik dhe Arëz. Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë janë angazhuar në terren për evakuimin e banorëve të cilëve banesat u janë përmbytur.

Reshjet intensive të shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumin Osum, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore. Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut vijon operacionin në fshatin Progër për kërkimin e 76-vjeçares Flora Hoxha, e cila prej më shumë se 12 orësh është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Dyshimet janë se e moshuara mund të jetë mbytur në përroin e fshatit Progër, ndërsa zona është në kaos pas përmbytjeve masive nga reshjet e dendura të shiut.
Në terren për gjetjen e 76-vjeçares janë angazhuar 15 efektivë dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë.