Na ndiqni edhe në

Shkrimet e Rudinës

Rudina Xhunga: Shpresoj që një ditë t’ua shpërblejmë mjekëve, këtë që po bëjnë tani!

Rudina Xhunga: Shpresoj që një ditë t’ua

Gazetarja Rudina Xhunga në një lidhje live në News24 ka folur për situatën me koronavirusin duke diskituar për rolin e qeverisë, medias, palëve të treta apo dhe qytetarëve.

Ajo i ka qëndruar bindjes se është për masa më të rrepta teksa thekson se dhe urdhrat e tanishme nuk duhet të vendosen në dyshim.

Ajo shprehet se Shqipëria duhet të tregojë se mund t’ia dalë edhe përpara Italisë dhe vetëm duke qëndruar në shtëpi pasi shprehet me siguri se vaksina nuk ka për t’u krijuar në Shqipëri.

Gjenerali i punës sipas Xhungës është kryeministri Rama për të cilin shprehet se sulmet ndaj tij janë të papërgjegjshme dhe nuk ndihmojnë askënd po ashtu ajo bën apel që për situatën e koronavirusit të përgjigjen vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe OBSH, dhe jo të dalë çdokush të flasë.

Rudina Xhunga: Shpresoj që një ditë t’ua

”Ky slogan është rri vetëm rri në shtëpi. Dhe unë i them njerëzve të rrinë në shtëpi. Sado para të kesh korona të vret. Rri në shtëpi që të mbrojmë mjekët. E mban mend, ishim bashkë kur po intervistoje Skënder Bratajn, dhe unë u futa për të bërë pyetje.

Ai që atëherë ishte i kujdesshëm. Ai është një sinjal i keq që drejtori i Urgjencës është me koronavirus. Mund të prekë doktorët, mjekët, gazetarët. Nuk ka shans gazetarët të shpëtojnë nga koronavirus. Ka një mungesë përgjegjësie. Duhet të jemi më të përgjegjshëm. Media po vendos në rrezik njerëzit. Edhe pse ka maska dihet që maska nuk ndihmon. Në studio s’ka njerëz, ka edhe operatorë. Ne jo vetëm ndihmojmë, por japim optimizëm, japim sinjale pozitive. E keni parë që njerëzit rikthehen dhe vijnë në shtëpi, pasi sido që të shkojë nuk paska si shtëpia.

Tani është dhe ky problemi që media ka detyrë primare të informojë. Nëse informon mund të frikësosh. Por ka figura publike që mund të ofrojnë qetësi, siguri duke buzëqeshur. Duhet të kemi kujdes nga fake news, ai vret. Në Iran u vranë njerëz se mendonin që alkooli të shpëton nga koronavirus dhe u helmuam.

Kemi përgjegjësi të buzëqeshim. Mos sjellim tension. Mos nervozojmë. Kam parë këto ditë, edhe pse dita është e ndarë e keqe apo e mirë është truri im që e ndan, po jo zemra ime. Nuk do shpiket në Shqipëri vaksina. Ne duhet të rrimë në shtëpi. Ta bëjmë Shqipërinë një shembull që ne ja dolëm duke ndenjur në shtëpi. T’ia dalim, se jemi të vegjël.

Do doja të ishte media një ruajtëse e njerëzve dhe gazetarëve. Atyre që ne u kërkojmë të jenë në darkë tek emisioni janë në shtëpi. Nuk ka pse del çdo njeri të flasë. Mjafton vetëm OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë. Uroj që televizionet të mbushin boshllëkun me emisione edukative, mos çmendin qytetarët.

Unë jam për masa të rrepta. Kryeministri sot është gjenerali i kësaj pune. Shoh njoftime të pështira që Rama po qëndron në bunker. Kë ndihmojnë duke thënë se Rama ka frikë, ai që po na drejton ka frikë.

Në vende të tilla të kemi një drejtues, një kanal informimi dhe t’i tregojmë transparencë por mos bëjmë shumë gjeneralë dhe mijëra ushtarë. Nëse këto urdhra janë të mira apo të këqija nuk e di.

Lexova në CNN vendet që u prekën shumë si Spanja dhe Italia e morën lehtë. Nuk i detyruan qytetarët me ndëshkime por i thanë nuk duhet.

Mund të japim kontribut të ndihmojmë njerëzit që nuk kanë marrë rrogat, që kanë fëmijët jashtë, ata të moshuarit. Urdhrat nuk duhen vënë në dyshim. Nëse do të rrezikosh jetën rrezikoje në shtëpinë tënde. Por jo të tjerët. Jo mjekët. Nuk duhen diskutuar urdhrat. Nuk kemi luksin të humbasim mjekë. Ne i kemi humbur për t’i çuar në Gjermani. Shpresoj që kur të mbarojë kjo luftë të kuptohet që kontributi më i madh duhet të shkojë tek Universiteti Publik, Universiteti Mjekësisë.

Mjekët deri sot nuk e kanë hapur gojën. Ç’heronj janë këta, me këto rroga, shkojnë në shtëpi dhe nuk puthin dot fëmijët. Shpresoj që një ditë t’ua shpërblejmë.”- tha Xhunga./bw