
Shporta më e mirë e mishit në Pezë, te vëllezërit Allgjata!
Dritare.net
Ndërsa darka e Krishtlindjeve po troket, gjithkush po mendon për përgatitjet e fundit. Zbukurimet, tavolina, gatimet. Dhe pavarësisht ‘modernizimit’ të tryezës së festave, ende në të, vendin kryesor e zënë gatimet shqiptare tradicionale. E ndërsa ndalemi këtu, nuk ka kuptim që në tryezën e netëve festive, të mungojë gjeli i detit. Dhe nëse po kërkoni një vend ku të jeni të sigurtë për shijen dhe cilësinë e tyre, kemi ne një sugjerim.
Mish i Freskët Allgjata, është dyqani që në çdo kohë do ta gjeni plot, por veçanërisht në këtë periudhë festash. Në këtë fundvit, ka krijuar Shportën Shqip, plot me produkte bio.
Për të plotësuar tryezën tuaj të festave, ato kanë përzgjedhur, shumëllojshmëri të produkteve të mishit. Mos u merakosni nëse në shtëpi keni ndonjë nazeli të ushqimit.
Përballë shijes së përkryer të produkteve, ku shumë prej tyre janë të përpunuara në mënyrë artizanale, askush nuk mund të thotë ‘jo’.
Do të gjeni gjithçka që i përshtatet shijeve tuaja. Biftek, rosto, suxhuk, sallam, apo role viçi e pjekur në furrë druri, të përgatitur me mish të freskët dhe erëza natyrale.
Çdo produkt i tyre, merret nga fshatarët përreth.
Dhe jo vetëm mishi, por edhe produktet e tjera me të cilat krijohen disa lloje djathërash, gjalpë, vaj ulliri apo reçel.
Ndaj nëse jeni në momentet e fundit dhe ende nuk i keni bërë porositë, mund të kontaktoni me ta për t’jua sjellë direkt e në shtëpinë tuaj, pulën apo gjelin e detit gati për në furrë, apo çdo produkt tjetër që tavolina tuaj të jetë plot, me produkte shqip.
Dyqanin e gjeni në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës, Pezë Helmës, ose mund të kontaktoni në numrin e telefonit 0683665140 për porosi./L.F-dritare.net

















