Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkodër/ PD kryeson me vota por PS i merr një mandat nga 2021, PSD ruan 2 mandatet!

Shkodër/ PD kryeson me vota por PS i merr një mandat nga 2021, PSD

Edhe në Shkodër kanë mbetur kutitë e fundit. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në këtë qark janë numëruar 401 kuti nga 406 në total, ku kryeson PD-ASHM me 37 808 vota, duke arritur 40.2%, por ka humbur 13.3% krahasuar me vitin 2021 (nga 53.5% në 40.2%). Me të dhënat e deritanishme, PD merr 5 mandate, një më pak se 2021.

Ndërkohë, PS ka marrë 35 305 vota ose 37.5%, duke shënuar një rritje me 9.5% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (nga 28.0% në 37.5%, dhe do të merrte një mandat më tepër se në 2021.

Partia e tretë më e votuar është PSD e Tom Doshit me 16.9%, ose 15 893 që do t'i jepte 2 mandate. PSD është forca e parë në Vau i Dejës me një epërsi të konsiderueshme.

Të gjitha partitë e tjera nuk do të siguronin asnjë mandat. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt – 1.4%, Partia Mundësia – 1.2%, Koalicioni Euroatlantik – 1.8%, Lëvizja Bashkë – 0.5%, dhe të tjera më të vogla si Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Lëvizja Atdheu me 0.1% ose më pak./E.P-dritare.net