
Shija e traditës dhe pasioni. Korça zhvillon festën e lakrorit në saç!
E Diel 7 Gusht 2022, 15:03
Dritare.net
Amvisat e Polenës në Korçë u bënë bashkë sot për të përgatitur në natyrë lakrorin në saç, gatimin unik në zonën e juglindjes. Lakrori me dy petë, i pjekur në saç, vazhdonë ende të ruhet në traditën e vjetër të korçarëve.
Në ciklin e emisioneve "Tradita që kthehet në markë" me gazetaren Rudina Xhunga, Dritare Tv i ka kushtuar një hapësirë të veçantë pikërisht këtij gatimi tradicional, duke tregguar edhe historinë e Korçës, e cila është shkruar tek rrugicat me kalldrëm, mbi gurët e të cilave qëndron edhe zanafilla e qytetit.
Për pjesëmarrësit kjo është një festë e veçantë, pasi jo vetëm shfaq traditën e tyre por përpiqet që edhe ta lërë atë në brezat e tjerë./Xh.Xh/dritare.net

















