
Sekuestrohet klinika Megis ku dërgoheshin pacientët me tumor!
Dritare.net

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën e abuzimit tek spitali Onkologjik, ku pacientët dërgoheshin në privat nga mjekët për përfitime personale.
Përmes përgjimeve telefonike u zbuluan raste të pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private. Po ashtu mjekët tregtonin ilaçe me vlera të konsiderueshme për kimioterapi pa pullën fiskale nga privati shtetëror tek privati. E gjitha nisi, pasi mjekët nuk vunë në punë kurë aparaturën e ardhur në spital në vitin 2021, Kobalto-Terapi e cila shërbente për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.
Prokuroria ka sekuestruar klinikën mjekësore “Megis” dhe ka marrë nën hetim administratorin e “Flori Farma”.
Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike. Duke u lënë në kushte të papërshtatshme, kjo aparaturë u bë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve./M.K-dritare.net

















