Seanca në Kushtetuese për Ballukun, ja cilët do të jenë përfaqësuesit nga Presidenca dhe Kuvendi!
E Enjte 22 Janar 2026, 09:09
Dritare.net

Sot, në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën për shqyrtimin e çështjes së zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në seancë do të shqyrtohet çështja për pezullimin e Ballukut, por ajo nuk është palë dhe nuk do të jetë e pranishme.
Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali këshilltar, Hemioni Braho shef kabineti dhe Eriola Shia Drejtore e përgjithshme, ndërsa Kuvendi nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi.
SPAK do të përfaqesohet në Kushtetuese nga dy prokuroret e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.