
Seanca në GJKKO për zhdukjen e Jan Prengës, policia shoqëron me forcë dëshmitarin: Nuk flas
Dritare.net
Në Apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua seanca e radhës për çështjen e Festim Bexhdilit, kopshtarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar si pjesë e grupit që organizoi rrëmbimin dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës më 17 janar 2020.
Gjatë seancës, Dritan Rexhepi, i përfshirë në këtë çështje, refuzoi të dëshmojë dhe u shoqërua me forcë nga policia për t’u paraqitur para togave të zeza. Ai nuk dha asnjë deklaratë, duke thënë se “nuk dua të pyetem se nuk kam çfarë të them”.
Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit të Festim Bexhdilit, Ilir Murati, për shqyrtimin e pamjeve filmike të kompleksit “Golden” nga një ekspert, dhe vendosi shtyrjen e seancës për më 26 qershor në orën 10:00.
Festim Bexhdili është dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, por vendimi u anulua nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim në Apelin e Posaçëm. Sipas SPAK, Bexhdili është i përfshirë në ngjarje dhe e di vendndodhjen e trupit, ndërsa ai vetë mohon përfshirjen.
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës
Jan Prenga, baba i tre fëmijëve, u rrëmbye më 17 janar 2020 në Kamëz, pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar prej disa ditësh. Ai u ngacmua fizikisht dhe u transportua me forcë në kompleksin “Golden”, pronë e Altin Hajrit, i skeduar për trafik droge.
Pesë persona, përfshirë Aldo Majnishtën, Artan Doçajn, Geraldo Martinin, Marin Bletën dhe Korado Gështenjën, akuzohen për rrëmbimin dhe po gjykohen bashkë me Dritan Rexhepin. Urdhrin për rrëmbimin dyshohet se e ka dhënë Gentian Goçi, ndërsa porositës dyshohet të jetë Rexhepi. Jan Prenga dyshohet se u dhunua dhe vra brenda kompleksit, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende./L.F-dritare.net

















