Saranda gati për sezonin turistik, ministri Gonxhja: Më shumë hapësira publike
Dritare.net

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve Blendi Gonxhja ka zhvilluar një vizitë në qytetin bregdetar të Sarandës. Gjatë kësaj vizite Gonxhja i shoqëruar nga kryebashkiaku Olti Çaçi dhe deputeti Vasil Llajo, shprehet se do të ketë më shumë hapësira publike për pushuesit që zgjedhin si destinacion Sarandën.
Ministri theksoi se do të ketë më shumë shumë investime për turizmin dhe ekonominë lokale.
"Saranda gati për sezonin turistik! Së bashku me kryetarin e bashkisë Olti Çaçi dhe deputetin Vasil Llajo, vizituam nga afër investimet e reja në hapësirat publike të plazhit, tashmë falas për qytetarët dhe pushuesit. Më shumë hapësira publike, më shumë investime, më shumë mundësi për turizmin dhe ekonominë lokale”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale./L.F-dritare.net